Hene, 21 Shtator 2020 15:07

NJ O F T I M PËR SHPËRNDARJE FONDI FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE ME KËRKESË TË VEÇANTË

NJ O F T I M

PËR SHPËRNDARJE FONDI FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE ME KËRKESË TË VEÇANTË

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 21 / 09 / 2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.

Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 9 (nëntë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 9 (nëntë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 61’815’021,20 (gjashtëdhjetë e një milionë e tetëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet e një presje njëzet) lekë, nga të cilat 13’930’351,12 (trembëdhjetë milionë e nëntëqind e tridhjetë mijë e treqind e pesëdhjetë e një presje dymbëdhjetë) lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti.

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 9 (nëntë) aplikimevepër kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 97’620’490,80 (nëntëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e njëzet mijë e katërqind e nëntëdhjetë presje tetëdhjetë) lekë.

Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë dhe atyre për të cilët ATP ka vendosur përfundimin e procedurës administrative, si dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

 

Lista e përfituesve

Lexuar 1008 herë