E Enjte, 30 Prill 2015 15:35

Programi i Transparencës

PROGRAMI I TRANSPARENCËS
PËR
AGJENCINË E TRAJTIMIT TË PRONAVE

 I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje ATP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. ATP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së ATP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.atp.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e ATP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së ATP -së janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: ATP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e ATP-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Ligji nr. 119 datë 18.09.2014 “Për të Drejtën e Informimit”
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim;
- i kuptueshëm;
- lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, ATP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.atp.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
 Strukturën organizative të autoritetit publik;
 Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
 Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
 Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
 Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
 Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
 Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
 Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
 Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
 Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
 AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
 Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Sektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit apo disponimin e tij.

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Të dhënat për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë. Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Struktura                                         Struktura e pagave

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive, arsimit, kualifikimet e drejtuesve.

 

Kodi i Etikës

 

Rregullore e Brendshme

Pas botimit në fl/ zyrtare.

Përditësohet pas çdo akt emërimi.

Në menunë Kryesore\ATP

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse dhe Fin / Sektori i Burimeve Njerëzore / Sektori I Financës

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nënligjore;

dokument tjetër.

Ligje

 

Vendime

 

Udhëzime

Pas botimit në fl /zyrtare

Pas miratimit të urdhrit nga Drejtori Pergjithshem ATP

Komisioneri.

Në menunë Kryesore\ Legjislacioni

Drejtoria Juridike

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit përkatës.

Format kërkese

Hapat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informacion dhe ankesën përkatëse

 

Adresa: Rr. Muhamet Gjollesha Nr.54

Orari i pritjes së qytetarëve: E Hënë - E Enjte 08:00 - 13:00

Adresë e-mail:

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Pas miratimit të Programit të transparencës.

 

Menjëherë në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare në menunë “Koordinatori”

Sektori i Marrëdhënies me Publikun

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe

Kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Koordinatori

 

Iva Dokle

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Tel: 00355 42 252 725

Adresa: Rr. Muhamet Gjollesha Nr.54

Orari: E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30

E Premte 08:00 - 14:00

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit.

Në faqen zyrtare në menunë “Koordinatori”

Drejtoria  e  Sherbimeve Mbeshtetese/koordinatori per te drejten e informimit

Mekanizmat monitorues;

Raporte auditi;

Dokumentet me tregues performance;

Raporte monitorimi dhe auditimi.(KLSH & MD)

 

 

 

 

Raporti vjetore ATP

 

 

 

 

Ditari Mujor

Menjëherë pas depozitimit në ATP ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve.

Menjëherë pas depozitimit në ATP ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve.

Menjehere pas miratimit nga Drejtori Pergjigjshem

Menjehere pas miratimit nga Drejtori Juridik

Drejtoria Juridike

Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

Tabelat e buxhetit për shpenzime korrente dhe investime

 

 

Raporte monitorimi financiar

Pas miratimit të ligjit të buxhetit.

 

Çdo katër mujor.

Sektori i Buxhetit, Finances dhe Fondeve Speciale per Komensim

Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik perfshirë:

i) listën e kontratave të lidhura;

ii) shumën e kontraktuar;

iii) palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara;

Regjistri i parashikimeve të prokurimeve publike

 

Regjistri i realizimit te prokurimeve publike

Menjëherë pas dërgimit në APP.

Sektori I Buxhetit, Finances dhe Fondeve Speciale per Komensim/ njesia e prokurimit

Shërbimet e Autoritetit për publikun.

Regjistri i njoftimeve

Përditësohet periodikisht.

Sektori I Marredhenieve me Publikun dhe Median/ koordinatori per te drejten e informimit

Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik.

Për ankesa në lidhje me veprimet ose mosveprimet të ATP-së, ju mund të shkruani në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. - portali qeveritar e-albania

     

Çdo mekanizëm apo procedurë, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të autoritetit publik.

P/akt ligjor dhe nënligjor   p/strategji (Aktualisht nuk ka akt për konsultim)

 

 

Dhënie mendimi

Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues.

Drejtoria Juridike

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014

Tabelë

Pas miratimit të programit të transparencës.

Koordinatori i të drejtës për informim

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Vendimmarrje e ATP-se

 

Vendime

 

Vende Vakante

Pas miratimit nga Drejtori Pergjithshem

Pas çdo krijimi të vendit vakant.

 

Drejtoria e Kompensimit

Drejtoria Juridike

Lexuar 14518 herë